Rritja e çmimeve/ Tregtarët e pakicës thonë se përcaktohen nga shumica

Prodhimet e vendit nuk janë të mjaftueshme për tregun shqiptar ndërkohë që çmimet e frutave dhe zarzavateve janë rritur.
Tregtarët e pakicës shprehen se çmimi përfundimtar nuk rritet prej tyre por prej shumicës dhe për ta ka rënë fuqia blerëse.
“Çmimet vazhdojnë rritjen edhe nga shumica dhe vazhdojnë rritjen se edhe prodhimi është i pakët. Patjetër që ka rënë dhe blerja”, shprehet tregtari.
Qytetarët nga ana tjetër, theksojnë se çmimet vijojnë të rriten dhe kanë vështirësi t‘i përballojnë sidomos pensionistet që tregojnë se pa ndihmë, sidomos të fëmijëve nuk ia dalin dot.
“Jam pensioniste dhe më shumë vështirësi. Jam vetëm pa fëmijë dhe jemi të detyruar të hamë më pak, se duhen blerë edhe ilaçet”, shprehen pensionistet.
Sipas Institutit të Statistikave, në shtator rritjen më të madhe të çmimeve e ka pësuar pikërisht gupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2.80 pikë përqindje, krahasuar me gushtin e 2023, ndërsa nëse krahasohen muajt me njeri-tjetrin në shtator, çmimet e ushqimeve janë rritur me 7.9% krahasuar me shtatorin e një viti më parë.
Gazetare: Amela Koçerri
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




