Taksa e pronës për Tiranën/ Ekspertët: Nuk rrit të ardhurat e bashkisë, ndryshon pas dy vitesh

Në faturën e muajit gusht te ujit e cila paguhet ne shtator qytetarët e Tiranës do të duhet te paguajnë me shumë në baze të cilës zonë kadastrale që ata jetojnë. Kjo pasi ka hyrë në fuqi rritja e çmimin e referencës në 32 zonat kadastrale të Tiranës, me të cilën bëhet vlerësimi i taksës së pronës.
“Çmimi rritet nga 5%-76% çfarë do te sjelli kjo për bashkinë Tiranë? Bashkia Tiranë ashtu si dhe bashki të tjera duhet të shkojnë drejt zgjerimit të taksës dhe jo drejt rritjes së nivelit të taksës”, thotë Haxhimali.
Për ekspertin e pushtetit vendor Haxhimali ky hap ishte I gabuar duke marre parasysh kjo takse që ka vlerë vetëm dy vjeçare.
“Të nxjerrësh akte ligjore me veprimtari vetëm për 2 vite nuk është gjë e mirë. Pasi duke menduar se i gjithë sistemi i taksimit në të gjithë republikën e Shqipërisë duke filluar nga 1 janari 2026 do të kaloj në taksim bazuar në vlerën tregut unë e gjykoj të panevojshme këtë vendim të Këshillit të Ministrave për bashkinë e Tiranës”, thotë Haxhimali.
Për shtëpitë e banimit niveli i taksës është 0,05% e vlerës së banesës , ndërsa për njësitë tregtare 0,2% e kësaj vlerë. Ndërkohë për ekspertin duhet ri parë edhe mënyra e taksave nga bashkitë pasi me reformën e ujësjellës kanalizimeve nuk janë me bashkitë institucionet që kanë në varësi ujësjellësat.
Gazetare A. Koçerri
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




