Energjia e rinovueshme/ Ekpertët: Të nisë përdorimi i gjerë, duhen përgatitur burimet njerëzore

Ekonomi | 3 vite më parë

Energjia e rinovueshme tashmë është një domosdoshmëri jo vetëm për të lehtësuar kostot por edhe për ta bërë Shqipërinë të pavarur energjitikisht.

Për ekspertin, Lorenc Gordani baza ligjore në vendin tonë është e rregulluar e vijon të përmirësohet por problematika kryesore është përhapja e përdorimit të kësaj energjie.

“Pjesa regullaratore ligjore është plotësuar, ngërci kryesor është të synojmë masivizimin e kësaj teknologjie, pra jo të fokusohemi vetëm tek prodhim i energjisë por ta çojmë atë sa më afër me konsumin dhe konsumatorin”, deklaroi Gordani.

Incentivat mbështetëse duhet të vijojnë sipas Gordanit por duhet zhvilluar më shumë edhe burimet njerëzore.

“Sektori financiar dhe bankar është koshient për këtë transformim, po shikon gjithmonë që të përfshihet në të por ajo që mungon është kriza e radhës si mungesë e burimeve njerëzore dhe investimi në këto burime”, tha ai.

Inisiativa e ndërmarrë nga ministria e Infrastrukturës për tu pajisur me panele diellore për ngrohjen e ujit, me financim të qeverisë deri në 70% të shumës është një rrugë e duhur por duhet më shumë ndërgjegjësim, u shpreh Gordani

Në vendin tonë tashmë ka filluar edhe pse janë në hapat e parë shfrytëzimi i erës për prodhim energjie.

Gazetare: amela Koçerri

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme