Balluku: Në bashkëpunim me Bankën Botërore është krijuar lista prioritare e urave

Ekonomi | 3 vite më parë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi të enjten në Kuvend se, në 5 vitet e fundit janë ndërtuar 22 akse të reja rrugore.

Sipas saj, është bërë edhe një kategorizim i problematikave për sa i përket sigurisë rrugore të secilës urë.

“Duke pasur parasysh që të gjitha parametrat rrugore në Republikën e Shqipërisë tashmë i përgjigjen me shumë rigorozitet kushteve të parametrave të sigurisë rrugore të BE, vendosëm atëherë që të nisnim nga puna për të gjetur financimin, i cili do të duhej për rikonstruksionin dhe menaxhimin e këtyre urave”, tha Balluku.

Zv/kryeministrja nënvizoi se, “duhet të kemi parasysh se mbi 70 % e urave në territorin tonë është e ndërtuar para viteve ’60”.

“Morëm masat tona, bëmë pasaportat, nisëm një vrull projektimi sipas prioriteteve, kush ishin më të amortizuara dhe na shtohet edhe tërmeti i vitit 2019, i cili me gjithë morinë e pasojave shkatërruese që solli dëmtoi edhe një pjesë të mirë të urave”, tha Balluku.

Sipas saj, përmes Programit të Rindërtimit u arrit të rikonstruktoheshin disa ura, apo në disa raste edhe të ndërtonim ura të reja, duke edhe e sistemuar dhe rregulluar edhe shtratin e rrugës që lidhte këto ura.

Balluku nënvizoi se në bashkëpunim me Bankën Botërore është krijuar lista prioritare e urave.

Zv/kryeministrja u shpreh se, “kjo është një marrëveshje e rëndësishme, e cila do të kontribuojë akoma edhe njëherë në përmirësim dhe në shtimin e parametrave të sigurisë në rrjetin rrugor shqiptar, i cili administrohet nga ARRSH”.

Balluku shtoi se, “vetëm në 5 vitet e fundit ne kemi ndërtuar 22 akse të reja rrugore. Kemi 12 akse ekzistuese të rehabilituara plotësisht. Ndërkohë jemi sot në 18 kantiere ku punohet në mënyrë intensive. Dhe nga ana tjetër kemi 7 projekte të reja të gatshme, të cilat besojmë se do të jenë pjesë e tavaneve buxhetore të vitit 2024-2026”.

“Marrëveshja me BB na jep mundësi të angazhohemi edhe më shumë në projektet infrastrukturore, në mënyrë të veçantë siç është ky rasti i urave në Republikën e Shqipërisë, të cilat mbartin, jo vetëm të gjithë rëndësinë për sa i përket lëvizshmërisë, por nga ana tjetër disa prej tyre kanë edhe një rëndësi të madhe ekonomike dhe historike”.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme