Taksohen profesionet e lira/ Ekspertët: Ligji i nevojshëm, por mund të rritet evazioni fiskal

Nga 1 janari 2024 të vetpunësuarit e profesioneve të lira nuk do të trajtohem më si biznes i vogël me 0%, por të ardhurat neto te fitimit nga biznesi, pas shpenzimeve të zbritshme ata do të tatohen me normat 15% për fashën 0 deri 14,000,000 lekë dhe mbi 14,000,000 lekë vendoset tatimfitimi 23%.
Për ekspertin kontabël, Agim Binaj ky ligj ishte i nevojshëm.
“Kjo kategori që krijonte gjithë ato të ardhura dilte jashtë veç taksave të tjera që paguante si qiraja. Të respektohen kërkesat e këtij ligji”, shprehet Binaj.
Ndërkohë që lidhur me rrezikun e lëvizjes së këtyre profesionisteve nga Shqipëria në drejtim të vendeve tjera për Binaj nuk është e thjesht pasi janë profesione që u nevojiten licensat.
“Nëqoftë se është i zoti ta bëj në një vend tjetër, edhe atje ka rregulla loje. Janë shumë të pakta që mund të fillojnë aktivitetin jashtë vendit pasi këto profesione kanë edhe licensa profesionale”, shton ai.
Për Binajn evazioni fiksal “në këto profesione është më i vogël por gjithsesi edhe me hyrje në fuqi të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” do të vazhdojë të ekzistojë”.
Zbatimi i ligjit është i ndarë në dy faza, ku nga 1 janari i 2029-ës do të futen në skemë edhe edhe bizneset e vogla, që tani trajtohen me normë tatimore zero.
Gazetare: Amela Koçerri
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




