Rikonstruksioni i hidrovorit të Karavastasë garanton kullimin e 7 mijë ha tokë bujqësore në Myzeqe

Në hidrovorin e Karavastasë po vazhdon puna për rindërtimin e e tij. Në përfundim ai do të garantojë kullimin e rreth 7 mijë hektarëve të tokave bujqësore në Divjakë e Lushnjë.
Ndërsa ndau foto nga punimet, kryeministri Edi Rama vlerësoi se kjo ndërmarrje konsiderohet një nga investimet më të mëdha në fushën e bujqësisë.
Hidrovori i Karavastasë, një vepër e ndërtuar në 1970, është nga më të rëndësishmit në Shqipëri dhe ndër të mëdhenjtë në Ballkan.
Rikonstruksioni i tij dhe vendosja e pompave të reja elektro-mekanike japin siguri maksimale për evitimin e përmbytjeve të tokës bujqësore në këto zona.
Investimet në sistemet e ujitjes dhe mbrojtjen e argjinaturave, janë në fokus të objektivave në projektet që zbaton Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




