Ministrja Kumbaro: Viti më i mirë i turizmit, deri në shtator 8.3 milionë vizitorë të huaj

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro bëri të ditur të mërkurën se nga janari deri në shtator Shqipërinë e kanë vizituar 8,3 milionë turistë. Kjo shifër tejkalon ato të vitit 2022, duke e bërë 2023 vitin më të mirë të turizmit.
Ministrja ndau në rrjetet sociale një video informuese mbi ecurinë e flukseve turistike vit pas vitit, ku vihet re rritja progresive e turistëve që zgjedhin Shqipërinë.
Sipas statistikave të publikuara nga Kumbaro, në vitin 2013 Shqipërinë e vizituan 3.4 milionë vizitorë të huaj; në vitin 2014 e vizituan 3.6 milionë turistë të huaj; në vitin 2015 e vizituan 4.1 milionë turistë të huaj; në vitin 2016 e vizituan 4.7 milionë turistë të huaj dhe në vitin 2017 5.1 milionë vizitorë të huaj.
Rritja progresive e numrit të turistëve të huaj që vizituan vendin vijon në vitin 2018 me 5.9 milionë vizitorë dhe në vitin 2019 me 6.4 milionë vizitorë të huaj.
Përjashtim bën viti 2020 ku për shkak të pandemisë Shqipërinë e vizituan 2.6 milionë vizitorë të huaj.
Rritja e ndjeshme e numrit të turistëve vijon në vitin 2021 me 5.6 milionë vizitorë, në 2022 me 7.5 milionë vizitorë dhe në periudhën janar-shtator 2023, ku regjistrohen 8.3 milionë vizitorë të huaj.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




