Zëvendëskryeministrja Balluku: Prej 5 vitesh kemi ndryshuar thellësisht sektorin e energjisë

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh dhe ministre e Infrastrutkruës dhe Energjisë bëri të ditur se prej 5 vitesh sektori i energjisë ka ndryshuar në shumë aspekte. Balluku publikoi një foto të ekipit negociator në Bruksel për çështjet e energjisë.
“Tashmë prej 5 vitesh kemi arritur të ndryshojmë thellësisht sektorin e energjisë në shumë aspekte, nga kuadri rregullator dhe përafrimi i tij me atë europian, deri tek diversifikimi i burimeve të rinovueshme”, thekson ajo.
“Skuadra e energjisë u prezantua me profesionalizëm të lartë gjatë negociatave për kapitullin 15. Tashmë prej 5 vitesh kemi arritur të ndryshojmë thellësisht sektorin e energjisë në shumë aspekte, nga kuadri rregullator dhe përafrimi i tij me atë europian, deri tek diversifikimi i burimeve të rinovueshme dhe proceset transparente që janë kthyer në sukses të vërtetë për përthithjen e investimeve vendase dhe të huaja. E gjitha kjo vjen si kontribut i pamohueshëm i këtyre grave e burrave, që na përfaqësuan denjësisht dhe këtë javë. Faleminderit të gjithëve dhe forca se kemi akoma shumë punë për të bërë për vendin tone”, u shpreh ajo.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




