Linja ajrore nordike airBaltic pritet të nisë fluturimet direkte nga Rinasi në maj 2024

Linja ajrore nordike airBaltic njoftoi zyrtarisht se do të ofrojë 11 fluturime të reja nga Letonia, Lituania dhe Estonia drejt Ballkanit.
Duke filluar nga data 2 maj 2024, airBaltic do të ofrojë fluturime direkte Tiranë – Riga, ndërkohë që linja direkte Prishtinë – Riga do të nisë nga data 4 maj 2024.
AirBaltic ka treguar interes të vazhdueshëm kohët e fundit për vendet e Ballkanit. Duke nisur nga ky vit, pati fluturimet direkte nga vendet baltike drejt Dubrovnikut, Splitit, Selanikut, Korfuzit, Beogradit e Tivatit.
Gjatë verës së 2024 do të hapen edhe 11 linja të reja, ku përveç Shqipërisë dhe Kosovës, do të ofrohen edhe linja direkte edhe nga vendet baltike drejt Bullgarisë, Sllovenisë, Maqedonisë së Veriut, Moldavisë, etj.
Sipas CEO-s së linjës ajrore, vendet e Ballkanit kanë qënë disa prej destinacioneve më të kërkuara nga udhëtarët e vendeve baltike, e për këtë arsye janë identifikuar si një mundësi e mirë zgjerimi për kompaninë.
Fluturime e reja në sezonin veror të 2024-ës pritet të sjellin një rritje të turistëve nga këto shtete. Fqinjët e tyre si ukrainasit, polakët etj, prej vitesh kanë preferencat e tyre për turizëm në Shqipëri.
( Sipas Monitor )
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




