Eksporti i energjisë rritje me 89.4% në tremujorin e dytë

Ekonomi | 3 vite më parë

INSTAT njoftoi se prodhimi neto vendas i energjisë elektrike gjatë tremujorit të dytë të këtij viti u rrit me 37.8 %.

Ai arriti vlerën 2.269 GWh nga 1.647 GWh energji të prodhuar në tremujorin e dytë të vitit 2022.

Gjiothnjë sipas raportit të publikuar nga INSTAT, pjesa më e madhe e këtij prodhimi u realizua nga hidrocentralet publike në masën 52.3 %, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 46.5 % dhe nga impiantet fotovoltaik në masën 1.2 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.

Eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) arriti vlerën 786 GWh nga 415 GWh duke shënuar një rritje me 89.4 %. 

Ndërkaq të dhënat tregojnë se importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje), në tremujorin e dytë të vitit 2023, arriti vlerën 355 GWh nga 664 GWh që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar kështu një rënie me 46.5 %.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme