Leku humb terren ndaj monedhës europiane, dobësimi i tij sinjalizon fundin e sezonit turistik

Euro preku sot nivelin e 106.01 lekëve duke u forcuar me +98 pikë përqindje sipas kursit zyrtar të këmbimit publikuar në faqen e Bankës së Shqipërisë.
Kjo është rimëkëmbja më e madhe e monedhës europiane në raport me lekun që nga data 28 korrik ,kohë kur një euro u shkëmbehej me 105.85 lekë.
Rritja e euros po shoqërohet edhe me rritjen e monedhave të tjera ku dollari amerikan preku nivelin e 97.53 lekëve duke u rritur me 0.86 pikë % dhe paundi britanik në nivelin e 124.01 lekëve me një rritje prej 1.13 pikë %.
Dobësimi i lekut në këtë periudhë vjen në një kohë kur ekonomia shqiptare po përthith sasi të mëdha valute nga turizmi dhe investimet e huaja.
Sipas Bankës së Shqipërisë, forcimi i lekut, në muajt që lamë pas ndaj valutave të huaja erdhi si një reflektim i një besimi më të madh të individëve në ekonominë shqiptare.
Pavarësisht vlerësimit të monedhave të huaja në raport me lekun shqiptar, nivelet e sotme janë shumë larg nga marsi i një viti më parë ku një euro shkëmbehej me 124.58 lekë.
Gazetar: Omer Saraçi
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




