Bursa e Energjisë, numri i anëtarëve të regjistruar arrin në pesë

Bursa Shqiptare e Energjisë vazhdon regjistrimin e anëtarëve. Të parat janë bërë pjesë e saj kompanitë publike të sektorit.
Fillimisht janë regjistruar Operatori i Sistemit të Transmetimit, Furnizuesi i Tregut të Lirë dhe Furnizuesi i Shërbimit Universal.
Ato u pasuan nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare dhe Operatorin e Sistemit të Transmetimit.
Bursa e Energjisë është një nga hallkat e rëndësishme të sektorit që cilësohet si kyçe në kuadër të reformimit të përgjithshëm që ka nisur në energji.
Në ditët në vazhdim do të ofrojmë ankandin e parë të bursës që do të jetë publik.
Me zbatimin e bursës Shqipëria bëhet një vend që është i ngjashëm me një nga vendet e BE-së në kuptimin që çdo llogaritje e bursës do të shkojë sipas algoritmeve të bursave të Europës.
Përmes bursës do të ofrohet fillimisht tregu i energjisë i ditës në avancë dhe pas një viti edhe tregu brenda ditës. Bursa me të gjithë hapat që janë hedhur deri më tani përmbyll paketën që ofrohet sot në bursat europiane” tha administratori i ALPEX Sokol Dishnica pak ditë më parë.
Bursa shihet si një mundësi e mirë për palët që janë në treg të pavarur si tregues edhe prodhues teksa po kaq i rëndësishëm është edhe për furnizuesit apo konsumatorët në treg të lirë ku bëjnë pjesë bizneset në tension të lartë dhe ato 35 kilovolt apo pjesërisht të liberalizuar në tension të mesëm 20,10, 6 kv.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




