“Të mësojmë për bursën” aktivitet për edukimin financiar të studentëve

Ekonomi | 4 vite më parë

“Të mësojmë për bursën” ishte titulluar aktiviteti organizuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në bashkëpunim me German Sparkassenstiftung Albania. 

Në të morën pjesë 40 skuadra studentore, nga 18 universitete të ndryshme në vend, si edhe nga Universiteti i St. Kliment Ohridski nga Maqedonia e Veriut. 

Ky aktivitet i shërben nxitjes së edukimin financiar të studentëve për tregun e kapitalit, një nga tregjet nën mbikëqyrjen e AMF-së.  

Duke përshëndetur këtë aktivitet, Zj. Mimoza Kaçi, Nëndrejtore Ekzekutive e AMF-së, vlerësoi angazhimin e të rinjve për të thelluar njohuritë e marra gjatë studimeve universitare për tregjet e kapitalit. Ajo theksoi  se  tregtimi në bursën virtuale është një fillim i mirë në rrugëtimin e karrierës profesionale dhe investim për të ardhmen e të rinjve. 

Takimi u përshëndet edhe nga z. Paul Kriews, Menaxher i Projektit nga German Sparkassenstiftung Gjermani, i cili uroi studentët shqiptarë që morën pjesë në këtë konkurs, krahas 100,000 pjesëmarrësvetë tjerë në të gjithë Evropën. 

Përgjatë katër muajve të konkursit, skuadrat u pajisën me fonde virtuale dhe i investuan ato në tituj me çmimet reale të tregtimit në tregjet financiare ndërkombëtare. 

Vlerësimi në konkurs u bazua në dy kritere: vlera dhe qëndrueshmëria  në portofolin investues, duke promovuar me çmime gjashtë skuadra studentore. 

/ rtsh /

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme