Skemat e mbështetjes në bujqësi e blegtori, Krifca: Deri në 360 mijë lekë për fermat me bagëti të imta!

Ndërsa aplikimet e fermerëve për përfshirje në skemën kombëtare të mbështetjes në bujqësi e blegtori vazhdojnë me intensitetit, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca ka dhënë më shumë hollësi rreth përfitimeve.
Sipas saj fermerët blegtorë me jo më pak se 100 krerë dele e dhi në vlerë deri në 1200 lekë/krerë, përfitojnë deri 360 mijë lekë për subjekt.
Referuar statistikave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në vitin 2022, u rrit me 20% numri i fermave blegtorale me mbi 200 krerë të imta, krahasuar me vitin 2021.
Në vitin 2022 u shënuan 3 030 ferma blegtorale me mbi 200 krerë të imta, kundrejt 2 528 fermave që ishin në vitin 2021.
Gjithashtu, gjatë vitit 2022 u rrit me 68% numri i fermave blegtorale të licencuara.
47 ferma të reja blegtorale u regjistruan nga AKVMB në 2022, ndaj 28 fermave të reja që u licencuan në vitin 2021.
Në mbështetje të këtij sektori, është shtuar nga viti në vit dhe fondi nga buxheti i shtetit për subvencionimin e blegtorëve.
Kjo ka sjellë dhe rritjen e interesimit. Vetëm në ditën e parë të hapjes së Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi, pati 15,591 aplikime, një shifër rekord dhe tregues i qartë i besimit të shtuar të fermerëve.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




