Bie vlera e euros ne nivelin e 114.16, pse po nënçmohen valutat e huaja në raport me monedhën shqiptare?

Referuar të dhënave të Bankë së Shqipërisë, monedha europiane ndodhet në nivelin e 114.16 lekë. Kjo tendencë rënëse po e shoqëron euron përgjatë muajve të parë të 2023, ku vlen të thuhet se ndër faktorët përcaktues kanë rezultuar inflacioni i importuar dhe tregtia.
Sipas ekspertit Azmi Stringës, luhatjet e euros dhe rënia në këto nivele janë tregues të një marrëdhënie të ngushtë mes kursit të këmbimit dhe financave shqiptare
Nga ana tjetër, Stringa vlerëson se iniciativat e mëhershme të qeverisë shqiptare dhe FMN për euroizimin e ekonomisë nuk i kanë dhënë plotësisht efektet e pritura.
Për ekspertin, qytetarët shqiptarë pavarësisht zhvlerësimit të monedhës euro, vazhdojnë ta mbajnë atë si alternativë në portofolat e tyre.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




