Inflacioni vijon të mbetet i lartë, në janar u rrit me 7.1%

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Janar është 7,1 %.
Sipas Institutit të Statistikave rritja me e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, ku rritja është 11,8 % brenda këtij grupi çmimet e nëngrupit “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me me 26,4 %, pasuar nga nëngrupet “vajra dhe yndyrna” me 21,4 %, “peshk” me 17,3 %, “bukë dhe drithra” me 15,3 %, “mish” me 14,4 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe mbëlsira” me 14,3 %, “zarzavate përfshirë patatet” me 7,0 %.
Rritje gjatë janarit kanë shënuar edhe çmimet në grupet “Transporti” me 6,9 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 6,7 %, “Veshje dhe këpucë” me 5,3 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 4,7 %, etj .
Në muajin Janar 2023, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 1,1 %. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,8 %.
Krahasuar me muajin Dhjetor 2022, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 2,6 %, pasuar nga grupet “Transporti” me 0,7 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,6 %.
Ndersa krahasuar me muajin janar 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 13,3 %, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 6,6 %, “Transporti” me 6,5 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 5,6 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 5,1 %, “Veshje dhe këpucë” me 4,1 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,6 %.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




