Balluku: Zgjerim i aksit Elbasan-Qafë Thanë, transformohet me katër korsi!

Ekonomi | 4 vite më parë

Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e rëndësishme e korridorit të 8-të do të zgjerohet në një rrugë me katër korsi.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur se ky investim do të rrisë sigurinë rrugore dhe do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve.

“Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë do të transformohet rrënjësisht në një rrugë me katër korsi, si pjesë e korridorit të 8 duke plotësuar të gjitha standardet. Një investim i shumëpritur që do të rrisë sigurinë rrugore dhe lehtësoj qarkullimin e automjeteve” shkruan zonja Balluku në rrjetet sociale.

Gjatësia totale e këtij aksi rrugor është 50.12 km.

Pjesë e rëndësishme e korridorit të 8-të ky aks rrugor lidh zona me rëndësi si portin e Durrësit me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë etj.

Investitorit i është kërkuar që ndërtimi të ndahet në disa faza, duke e bërë më fleksibël realizimin e veprës, si nga ana menaxheriale ashtu dhe nga ana ekonomike.

 

 

/ rtsh. al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme