Shqipëri – Maqedonia e Veriut, tregëtia në rritje

Maqedonia e Veriut përbën një partner të rëndësishëm tregtar për Shqipërinë.
Shifrat e importeve dhe eksporteve të 5 viteve të fundit, flasin për një rritje progresive.
Eksportet në 5 vitet e fundit kanë variuar nga 9.5 deri në 13.6 miliardë lekë në vit, ndërsa importet nga 8.5 deri në 12.5 miliardë lekë në vit.
Shifrat e INSTAT tregtojnë se Maqedonia këtë vit është një nga tre vendet me të cilat Shqipëria ka njohur rritjen më të madhe të eksporteve.
Deri më tani, këtë vit Shqipëria ka eksportuar më Maqedoninë e Veriut mallra me vlerë 12.6 miliardë lekë, duke njohur rritje me rreth 3.5 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e nje viti më parë. Ndikim në këtë rritje ka edhe inflacioni.
Sa i përket importeve, këtë vit ato kanë arritur vlerën 11.9 miliardë lekë, duke njohur rritje me 2.8 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Pavarësisht madhësisë së ekonomisë, Maqedonia ndodhet në listën e 6 vendeve kryesore me të cilat Shqipëria ka shkëmbime tregtare.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




