Balluku : “24.6% e buxhetit të rrugëve do shkojë për PPP-të”

Ekonomi | 4 vite më parë

24.6% e buxhetit të planifikuar për rrugët do të shkojë për finnacimin e kontratave të partneritetit publik-privat. Kjo është bërë e ditur nga ministrja e Insfrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku gjatë diksutimit në komisionet parlamentatre të projektbuxhetit 2023.

Ajo tha se buxheti për shpenzimet kapitale parashikohet në 49.39 mld lekë, 29.49 mld lekë e të të cilave janë finncim i brendshëm.

Ministrja Balluku tha se në fillim të vitit që vjen do të hapet gara koncesionare për aksin e shumë debatuar Milot-Balldren.

Përveç kontratave koncesionare për ndërtimin e rrugëve, gjysma e fondeve parashikohet të shkojnë për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, me 6.25 mld lekë, ndërsa 1.88 mld lekë është parashikuar të jetë financimi për Unazën e re të Tiranës.

Një tjetër aks që duket se ka marrë përparësi financimi për vitin 2023 është Elbasan – Qafë Thanë, për të cilin është parashikuar një fond prej 620 mln lekësh.

Financimi i konsiderueshëm është akorduar edhe për 2 projekte të tjerë, rehabilitimin e rrugës së vjetër Fier – Vlorë, me 1.08 mld lekë dhe sistemimi dhe rivitalizimi i skarpateve në Shkallën e Tujanit, me 1.12 mld lekë.

 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme