Kumbaro: 6,4 milionë turistë të huaj nga janari në shtator

Ekonomi | 4 vite më parë

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka bërë të ditur se  6,4 milionë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë nga janari deri në shtator, njofton ATSH.

Deklarata e ministres Kumbaro erdhi pas takimit me një përfaqësi të Shoqatës “Unioni Turistik Shqiptar”.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit tha se numri i turistëve i kalon shifrat e vitit 2019 që ishin dhe shifrat më të larta të regjistruara ndonjëherë.

Këto të dhëna, sipas saj janë konfirmuar edhe nga operatorët turistikë dhe strukturat hoteleriere. Ato e kanë përshkruar sezonin turistik si më të gjatë dhe një sezon veror më të mbarë.

“Janë pikërisht ata që kanë bërë një punë fantastike në mikpritjen e vizitorëve duke treguar një standard shumë më të lartë organizimi dhe përfaqësimi, ndaj pikërisht mblidhemi vazhdimisht për të mësimet e një sezoni e njëherazi për të përveshur mëngët për organizimin e sezonit të ardhshëm dhe promovimit ndërkombëtar të ofertës shqiptare”, shkroi zonja Kumbaro në rrjetet sociale. ( Sipas ATSH )


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme