Ibrahimaj: Papunësia u ul me 11.6% në 6 muajt e parë të 2022! Sejko: Inflacioni, kërcënim kryesor

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, Guvernatori i BSH, Genti Sejko dhe përfaqësues të Misionit të FMN zhvilluan një konferencë për situatën ekonomike gjatë 6 muajve të parë të vitit 2022.
Ibrahimaj deklaroi se pavarësisht se lufta në Ukrainë ka ndikuar negativisht, ekonomia në vend ka pasur një performancë pozitive duke rritur me 4.3% punësimin dhe uljen me 11.3% të papunësisë, gjatë 6 muajve të parë të vitit 2022.
“Lufta në Ukrainë, ndikim negative në ekonominë tonë. Por pavarësisht problemeve në pjesën tjetër të botës ekonomia shqiptare performoi pozitivisht. Në 3 mujorin e tretë ekonomia me ritme me të larta se 3 mujori i dytë. Gjatë gjysmës së parë të vitit, papunësia u ul me 11.3% ndërsa punësimi u rrit e 4.3% në krahasim me vitin e kaluar’– tha Ibrahimaj.
Ministrja nënvizoi se për këtë vit parashikohet që të ketë një nivel mesatar inflacioni nën nivelin 6.5% ndërsa thekson se vitin e ardhshëm inflacioni do të jetë në rënie.
‘Gjatë kësaj periudhe çështja kryesore ka qenë inflacioni i lartë i goditur nga oferta globale e disa mallrave bazë. Në vendin tonë krahasuar edhe me vendet e rajonit ka qenë ndjeshëm më i ulët. Vlerën më të lartë e ka pasur në muajin gusht me 8%. Ne parashikojmë që gjatë këtij viti të kemi një nivel mesatar inflacioni në nivelin 6.5. Ky është nxitur nga goditja e ofertës dhe besojmë se nuk ka baza të forta që të vazhdojë në rritje besojmë se gjatë vitit të ardhshëm do të ketë një reduktim të ndjeshëm të inflacionit. Parashikojmë një normë inflacioni në rënie me 3.6 %. Duke u mbyllur në dhjetor të vitit 2023 me 3%. Situata është në kontroll, mbetemi vigjilent për amonitozuar dhe jemi përgatitur për disa skenar alternativ. Gjatë periudhës janar gusht të ardhurat buxhetore janë rritur me 16%.’- u shpreh Ibrahimaj.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko u ndal te inflacioni, ku theksoi se në gusht ka qenë në masën 8%, ndërsa shtoi se fokusi kryesor i politikave ekonomike duhet të jetë zbutja e tij dhe kthimi në objektiv.
“BSH kanë qenë e angazhuara në bisedime me FMN- në në kuadër të artikullit 4. Në fokus kanë qenë sfidat globale dhe reformat strukturore. Në tërësi konstatoj se BSH dhe FMN kanë ndarë qasje të ngjashme për ecurinë. Lufta në Ukrainë ka ndikuar në sfida serioze edhe në vendin tonë. Inflacioni në muajin gusht kapi 8%, që ndikon në stabilitetin makroekonomik. Ky inflacion dëmton perspektivat afatgjata të zhvillimit të vendit. Fokusi kryesor i politikave ekonomike duhet të jetë marrja e masave të koordinuara për zbutjen e inflacionit dhe kthimin e tij në objektiv. BSH është fokusuar te normalizimi gradual i politikës monetare” tha Sejko.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




