Çmimi i shitjes së energjisë elektrike prej 42 lekë/kwh për konsumin mbi 800 kwh/muaj për klientët familjarë, nesër mblidhet ERE

Ekonomi | 4 vite më parë

Diskutimi për çmimin e shitjes së energjisë elektrike prej 42 lekë/kwh për konsumin mbi 800 kwh/muaj për klientët familjarë për periudhën 1 Tetor – 31 Dhjetor 2022, do të jetë nesër objekt diskutimi në mbledhjen e Entit Rregullator të Energjisë. Lajmi bëhet i ditur nga vetë ERE, nëpërmjet një njoftimi për shtyp. Njoftimi nuk specifikon se çfarë vendimi pritet të ndërmerret nga ERE, lidhur me këtë çështje.

“Ditën e premte, datë 07.10.2022, ora 14:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të ERE-s, sipas këtij rendi dite: Për një ndryshim në vendimin nr. 242, datë 23.09.2022, të bordit të ERE-s, “Mbi miratimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike prej 42 lekë/kwh për konsumin mbi 800 kwh/muaj për klientët familjarë për periudhën 1 Tetor – 31 Dhjetor 2022”’- thuhet në njoftimin e ERE.

/rtsh.al/

 

 

 

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme