Rama: Rinegociimi i kontratave me HEC-et private kursen 300 milion euro në vit

Ekonomi | 4 vite më parë

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se  nga rinegociimi i kontratave me HEC-et private shtetit i janë kursyer 300 milionë euro në vit.

Në një bashkëbisedim online me qytetarët, Rama theksoi se “ne kemi bërë një ndryshim shumë të rëndësishëm në kontratat e bëra me HEC-et private nga qeveria e mëparshme, me detyrimin e marrë nga qeveria për parablerje”.

“Sot do ta çonin shpenzimin e buxhetit në pikën ku do të kishim një hap larg nga dhëmbët e falimentimit të shtetit. Duke qenë se ne i rinegociuam ato kontrata, vendosëm tavan edhe përballë investitorëve dhe përfaqësuesve diplomatikë të vendeve të tyre, ne kemi shumë më pak detyrime ndaj tyre dhe kemi një përfitim shumë të madh, 300 milionë euro të kursyera në vit tha zoti Rama. 

Në Shqipëri në total janë dhënë 480 koncesione për HEC-e, ndërsa të ndërtuar janë mbi 120. Impiantet privatë prodhojnë mbi 50 % të totalit të energjisë, ndërsa pjesa tjetër sigurohet nga hidrocentralet publike.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme