A e gjeti Izraeli qendrën komanduese të Hamasit nën spitalin e Gazës?

Luftimet në Gaza janë intensifikuar që nga sulmet e Hamasit të 7 tetorit dhe Izraeli është kritikuar ashpër për sulmin në kompleksin spitalor Al-Shifa. Sulmet ndaj spitaleve janë kthyer në një pikë ndezjeje në luftime dhe prania ose mungesa e një qendre komanduese të Hamasit, mund të kërcënojë mbështetjen ndërkombëtare për Izraelin dhe ta vendosë presidentin Joe Biden në një pozitë të vështirë.
Në një video të postuar në X, i njohur më parë si Twitter, zëdhënësi kryesor i IDF-së, kundëradmirali Daniel Hagari eci nëpër bodrumin e Spitalit të Specializuar për Fëmijët Al-Rantisi në Gazën perëndimore. Izraeli tha se që nga mbrëmja e së dielës, spitali ishte evakuuar për aq sa ata ishin në dijeni pasi trupat rrethuan ndërtesën disa ditë më parë.
Hagari vuri në dukje provat në bodrumin e spitalit që ai tha se ishin shenja se ndërtesa përdorej si qendër komanduese e Hamasit, duke përfshirë pajisje të rënda ushtarake si armë zjarri, granata dore dhe jelekë të lidhur me eksploziv.
“Dua të kuptoni, ky lloj mjeti është mjeti për një luftë të madhe”, tha ai duke qëndruar pranë pajisjeve.
Hagari gjithashtu vuri në dukje provat se pengjet që ende mbahen nga Hams mund të jenë vendosur në bodrumin e Al-Rantisit. Shenja të tilla përfshinin një shishe për fëmijë dhe pelena, si dhe një infrastrukturë të “improvizuar” si një dush, një tualet dhe një zonë të vogël kuzhine. Ai gjithashtu vuri në dukje një dhomë që përfshinte disa kolltukë dhe karrige, si dhe perde që ishin varur në një mur me tulla. Hagari vëren se nuk ka “asnjë arsye” për të vendosur një perde në dhomë “përveç nëse doni të filmoni pengjet dhe të shpërndani filma”.
Zëdhënësi i IDF-së gjeti gjithashtu një listë të shkruar në arabisht në dhomë, ku ai pretendon se lexon: “Ne jemi në veprim”.
“Kjo është një listë mbrojtëse ku çdo terrorist shkruan emrin e tij dhe çdo terrorist ka turnin e tij që ruan njerëzit që ishin këtu,” shtoi Hagari.
Videoja përfshinte gjithashtu pamjet e asaj që Hagari tha se ishte shtëpia e një oficeri të lartë detar të Hamasit që ndodhej brenda 200 metrash nga spitali Al-Rantisi, si dhe një tunel pranë ambienteve të spitalit. Tuneli në fjalë thuhet se shtrihet 20 metra dhe është i fortifikuar nga një derë antiplumb.
“Duket si prova e fortë, dëshmi e qartë se spitali është i lidhur me tunelin”, shtoi Hagari.
Izraeli ka thënë prej kohësh se Hamasi përdor shtëpitë, spitalet dhe shkollat si mburoja për luftëtarët, pjesërisht sepse humbja e jetëve të civilëve mbledh simpati për lëvizjen çlirimtare palestineze dhe vëmendjen ndërkombëtare.
Videot e shpwrndara nga IDF vijnë nw njw moment kur forcat izraelite vazhdojnë të jenw tw fokusuar në spitalin Al-Shifa, objekti më i madh i kujdesit shëndetësor në Gaza, për të cilin ata pretendojnë se gjithashtu ka një qendër komanduese të Hamasit nën strukturën e tij.
Megjithatë, Tel Avivi ka dhënë pak prova për pretendimin e tyre dhe drejtori i spitalit të Hamasit dhe Shifa, Mohammed Abu Selmia, kanë mohuar ekzistencën e një qendre komanduese nëntokësore.
Përpara publikimit të videove Izraeli publikoi një hartë me shenjat treguese me anw tw tw cilave ata pretendonin se ishin vendndodhje të instalimeve të nëndheshme militante, shkruan Newsweek.
“Nëse shohim terroristë të Hamasit që qëllojnë nga spitalet, ne do të bëjmë atë që duhet të bëjmë”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, nënkoloneli Richard Hecht për Associated Press.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




