Abazoviç kërkon shkarkimin e Gjukanoviçit

Rajon | 4 vite më parë

Deputetët e shumicës parlamentare në Kuvendin e Malit të Zi kanë nisur procedurën  për shkarkimin e presidentit Milo Gjukanovic, pasi ky i fundit nuk pranoi të caktonte Miograd Lekiç si personin që duhet të krijojë qeverinë e re. 

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç është shprehur se kuvendi duhet të votojë iniciativën për shkarkimin e presidentit, Milo Gjukanoviç, pasi deputetët e shumicës parlamentare, e përbërë nga Fronti Demokratik pro-serb, Demokratët dhe Lëvizja Qytetare URA e Abazovic, nisën një ditë më parë  në organin legjislativë  procedurën për këtë shkarkim.

“Për 30 vite kemi qenë peng i një njeriu. Pas tridhjetë vitesh qeverisje, jo gjithçka shkon mirë. Mendoj se duhet ta votojmë këtë iniciativë dhe në këtë mënyrë parlamenti dërgon një mesazh të qartë se çfarë mendon për presidentin e vendit” u shpreh Abazovic, që pretendon se presidenti ka shkelur procedurën për caktimin e të mandatuarit për krijimin e qeverisë së re.

“Tashmë jemi një shumicë që sapo është  konstituuar, dhe që mbështet formimin e një Qeverie të re, por që është mjaft e larmishme me subjekte të ndryshme politike që kanë vizione të ndryshme. Zgjidhja me siguri do të vijë në zgjedhje, por nuk është presidenti ai që do të vendosë se kur do të zhvillohen ato zgjedhje”, tha Abazoviç. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme