Agresioni ndaj Ukrainës, Evropa ndalon importin e naftës ruse

Botë | 4 vite më parë

Bashkimi Evropian ka filluar të zbatojë vendimin për të ndaluar importin e naftës që vjen nga Rusia.

Duke filluar nga dita e sotme, 27 vendet e Bashkimit Evropian kanë ndërmarrë hapin për të ulur më tej varësinë e tyre energjetike nga Moska. Përmes këtij vendimi synohet që t’i  ulen të ardhurat që siguron Kremlini nga karburantet fosile, si ndëshkim lidhur me agresionin e tij në Ukrainë.

Ndalimi i shtohet një tjetër mase të ndërmarrë së fundmi për t’i vendosur një tavan çmimit të naftës ruse, për të cilin u ra dakord nga Grupi i Shtatëshes.

Qëllimi është lejimi i naftën ruse që të vazhdojë të rrjedhë në vende si Kina dhe India por të shmangë, një rritje të papritur të çmimeve, që do të dëmtonte konsumatorët në mbarë botën, ndërsa njëkohësisht do të reduktonte fitimet që financojnë luftën. Evropa do të duhet të gjejë burime të tjera për t’u furnizuar me karburant duke përfshirë SHBA-të, Lindjes e Mesme dhe Indinë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme