Agroturizmi/ Dyfishohen subjektet, por ka ende sfida infrastrukturore

Ekonomi | 3 vite më parë

Në Shqipëri agroturizmi po rezulton një ndër sektorët më të sukseshem në vitet e fundit.

Ai ka pasuruar oferten turistike si dhe ka ofruar mundësi të reja për komunitetet deri në zonat më të thella të vendit.

Përgjatë viteve të fundit sektori ka dhënë ka një kontribut të konsiderueshëm në trendin pozitiv të shifrave.

“Deri në fund të këtij viti, gjykohet që agroturizmet mund të arrijnë të mikpresin deri në 1,5 milionë vizitorë. Kjo shifër konfirmon edhe një herë jo vetëm rëndësinë e agroturizmit në tërësi, por edhe fuqinë e diversifikimit të ofertës turistike në Shqipëri. Një rol të rëndësishëm këtu në reduktimin e sezonalitetit ka luajtur agroturizmi, sepse tërheq dhe mikpret vizitorë jashtë tre muajve kryesorë të vitit,” thotë një Shpresim Domi, pedagog në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Megjithatë, edhe pse ka progres të kënaqshëm, ky sektor përballet me një sërë sfidash.

“Agroturizmi vuan gjetjen e burimeve njerëzore, të cilat janë të nevojshme. Një sfidë tjetër shumë ndikuese, mendoj, janë problematika infratrukturore: rrugë, ujë, drita. Shumë subjekte agroturizmi janë në zona rurale,” shton Domi.

Por pavarësisht sfidave duhet thënë se aktiviteti agroturistik po tërheq gjithnje e me shume individe në moshë të re, emigrantë si dhe fuqizon rolin e gruas. Rreth 61% e stafit të subjekteve agroturistike janë gra.

Gazetar: Omer Saraçi

/ rtsh /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme