Ahmetaj: Rindërtimi i vendit do mbështetet me fonde të shumta

Ekonomi | 6 vite më parë

Qeveria shqiptare ka mbështetur procesin e rindërtimit të vendit pas tërmetit të 26 nëntori të vitit 2019, me një fond prej 34 miliardë lekësh. Lajmin e bëri të ditur në parlament Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj i cili tha se 32 miliardë lekë janë alokuar tashmë në 4 programet e procesit.
“Për ndërtimin e banesave janë akorduar 10 miliardë lekë, për ndërtimin e objekteve arsimore janë akorduar 7.4 miliardë lekë, për grantet për banorët janë akorduar 9.8 miliardë lekë, ndërsa për infrastrukturën publike janë akorduar 2.4 miliardë lekë“ specifikoi zoti Ahmetaj.
Ai tha se në vitin 2021 Fondi për Rindërtimin llogaritet 28 miliardë lekë, ndërsa në vitin 2022 parashikohet të shpenzohen 6 miliardë lekë.
Sipas ministrit fondet për meremetimin e banesave të dëmtuara lehtë ose mesatarisht llogariten 9.8 miliardë lekë nga të cilat 6 miliardë lekë janë shpërndarë tashmë te qytetarët. “Përfitues të granteve për meremetimin e banesave llogariten 27 594 familje”, tha zoti Ahmetaj.
Ai tha se sot nis puna për ndërtimin e 2 pallateve në Durrës, ndërsa në Laç, ndërtimi i 524 apartamenteve po vijon me intensitet të lartë.
Me Emiratet e Bashkuara Arabe është nënshkruar marrëveshja prej 75 milionë dollarësh për ndërtimin e 2 mijë apartamenteve në zonën e Durrësit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme