Akil Gjakova ndalet në finale, medalje e argjendtë në Abu Dabi

Akil Gjakova ka arritur të fitojë medaljen e argjendtë në Grand Slamin e xhudos që po zhvillohet në Abu Dabi. Një paraqitje e mirë e xhudistit kosovar, i cili vetëm në finale u mposht nga xhudisti uzbekistanas, Shakhram Ahadov.
Deri në momentin e mbërritjes në finale, ai kishte realizuar pesë fitore, duke treguar një formë të jashtëzakonshme. Edhe në finale paraqitja ishte e një niveli të lartë, pavarësisht humbjes.
Kjo është medalja e parë për këtë vit për xhudistin nga Kosova në nivele të larta. Në Lojërat Mesdhetare të vitit të kaluar arriti të sigurojë medaljen e bronztë, por që nuk llogaritet në mesin e garave të mëdha si aktivitet.
Ndërkohë, në vitin 2021, në muajin prill, arriti të fitojë medaljen e artë europiane.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




