Aksident në Berat/ Makina përplaset me shtyllën e ndriçimit dhe shpërthen në flakë, humb jetën 28-vjeçari

Aktualitet | 4 vite më parë

Një aksident me pasojë vdekjen e një 28-vjeçari ka ndodhur gjatë natës në aksin rrugor Berat-Ura e Kuçit. Blutë e Beratit bëjnë me dije se 28-vjeçari K.M, ka humbur kontrollin e automjetit me të cilin po udhëtonte në afërsi të fshatit Poshnje duke goditur një shtyllë ndriçimi e më pas ka rënë në kanalin anësor.

Policia bën me dije se “Mjeti është përfshirë nga flakët, e për pasojë 28-vjeçari ka ndërruar jetë brenda makinës”

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme