Aksident në Pogradec, humb jetën 31-vjeçarja italiane

Aktualitet | 3 vite më parë

Një aksident është regjistruar në Pogradec këtë të martë (19 shtator), ku për pasojë ka humbur jetën një 31-vjeçare, shtetase italiane. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua në aksin rrugor “Pogradec-Lin”, pranë fshatit Udënisht, ku 33-vjeçari me inicialet A. B., banues në Lushnjë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me një motomjet me drejtuese shtetasen italiane E. R., 31 vjeçe, banuese në Milano.

31-vjeçarja mbeti e plagosur dhe u dërgua fillimisht në spitali e Korçës dhe më pas u transportua drejt spitalit të Traumës në Tiranë, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

 33-vjeçari është arrestuar, ndërsa policia po kryhen veprimet hetimore dhe po punohet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme