Aksident tragjik në aksin Korçë–Pogradec, makina godet motorin, humb jetën një person

Ka qenë fatale përplasja e një makine me një motomjet pasditen e së martës në aksin rrugor Korçë–Pogradec. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Zvirinë të Maliqit.
Nga përplasja mësohet se ka mbetur viktimë drejtuesi i motorit. Është e paqartë dinamika e këtij aksidenti me pasoja tragjike, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet.
“Më datë 05.09.2023, rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Korçë- Pogradec”, pranë fshatit Zvirinë, Maliq, automjeti tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin V. Xh., 51 vjeç, ka përplasur një motomjet tip “Nissan”, me drejtues shtetasin P. V., 73 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Me drejtuesin e automjetit V. Xh., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit,” njofton policia.
FOTO NGA VENDNGJARJA


/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




