Aksion për pastrimin e liqeneve të Fierzës dhe Komanit

Ekonomi | 6 vite më parë

Për të zhvilluar turizmin dhe ekonominë duhet të bëhet më shumë për të mbajtur ambjentin pastër. Ky është mesazhi që dha drejtori i KESH-it Benet Beci gjatë një aksioni për pastrimin e prurjeve të liqeneve të Fierzës dhe Komanit, dy prej HEC-eve më të mëdhenj të kaskadës së Lumit Drin.
Me fillimin e sezonit të reshjeve dhe shtimin e prurjeve te ujit në liqenet e Fierzës dhe Komanit, çdo vit në këtë periudhë vihet re shtimi i mbetjeve të cilat depozitohen në këto liqene si pasojë e prurjeve nga lumenjtë e përrenjtë.
Drejtori i KESH Benet Beci thekson se periodikisht stafi i KESH në këto HEC-e ka ndërmarrë iniciativën që me mjetet dhe burimet e disponueshme të bejë pastrimin.
Zoti Beci thekson se “ne besojmë fort që një mjedis i pastër duhet më shumë nga të gjithë, është më atratkiv, sjell zhvillim të turizmit dhe të ekonomisë”.
“Me këtë nismë sot duam të japim mesazhin që KESH është në çdo kohë i gatshëm të bashkëpunojë me bashkitë përgjegjëse si dhe të rrisi ndërgjegjësimin e banorëve e vizitorve të këtyre mrekullive që natyra na ka falur” tha ai.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme