Aksioni i opozitës, Meta: PL qëndron për rivendosjen e të drejtave kushtetuese të opozitës

Deputetët e Partisë së Lirisë nuk janë përfshirë në aksionin e deputetëve demokratë për të mos lejuar zhvillimin e seancave plenare dhe komisioneve, ndërsa kreu i partisë, Ilir Meta, u shpreh se ata qëndrojnë për rivendosjen e të drejtave kushtetuese, sipas tij të opozitës.
Në një deklaratë për shtyp, ai akuzoi maxhorancën si përgjegjëse për bllokimin e Kuvendit, teksa tha se PL mbështet kërkesat e opozitës.
“Përgjegjës e kësaj krize të bllokimit total të Kuvendit është vetëm drejtimi i telekomanduar nga kryeministri. PL qëndron e vendosur në të gjithë këtë aksion të opozitës për të rivendosur të drejtat kushtetuese të parlamentit dhe opozitës. Në mënyrë të veçantë sa i takon çështjes së Komisioneve Hetimore në parlament, përfaqësimit ët duhur të opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe sa i takon zhbllokimit në Parlament të gjitha iniciativa të opozitës që prej muajsh bllokohen nga maxhoranca në Kuvend. PL është e vendosur dhe qëndron sëbashku me të gjithë kolegët e tjerë opozitarë”, tha Meta.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




