Akuza e Karait: Ish-ambasadori Tepshi vdiq në rrethana misterioze. Ishte përfshirë në aferën CEZ!

Juristi Romeo Kara, ka hedhur dyshime se ish-ambasadori i Shqipërisë në Çeki Qazim Tepshi, i përfshirë në aferën CEZ-DIA ka vdekur në rrethana misterioze.
I ftuar në emisionin 3D të Alban Dudushit në RTSH 1 të enjten, juristi Kara tha se ambasadori ka humbur jetën pasi ka pirë kafe me një person të afërt me çiftin Meta.
“Ka pirë kafe dhe ka vajtur në shtëpi me spazma ku ka ndërruar jetë!” tha Kara.
Sipas tij, specialistët janë shprehur për vdekje të dyshimtë të ambasadorit Tepshi.
“Të gjitha shenjat, konlvusionet, shkuma, mënyra si ka ndodhur ngjarja mendojnë se mund të ketë një përdorim stiknjine”, tha Kara.
Juristi hodhi idenë e bërjes së analizave për këtë ngjarje. Në përforcim të idesë drejtuesi i emisionit Dudushi tha se kjo është akuzë e zhdukjes së dëshmitarëve nëpërmjet vrasjes.
“Familjarët e Tepshit më kanë thënë se ai është përfshirë në këtë aferë në mënyrë të padeklaruar me 12 për qind. Ata e shmangën e mashtruan dhe e bënë të pakënaqur”, përforcoi juristi Romeo Kara.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




