Akuzat për spiunazh, Kina dënon me vdekje shkrimtarin australian

Një gjykatë në Kinë ka dënuar me vdekje shkrimtarin australian Yang Hengjun, 5 vjet pasi u arrestua dhe u akuzua për spiunazh.
Yang Hengjun është një studiues dhe shkrimtar që shkruante për çështjet e shtetit kinez, ndërsa ka mohuar akuzat e bëra ndaj tij.
Për dënimin ka reaguar edhe qeveria e Australisë, ku ministrja e Jashtme Penny Wong ka thirrur ambasadorin e Kinës në Australi për një shpjegim.
“Ne vazhdimisht kemi bërë thirrje për standarde bazë të drejtësisë, drejtësi procedurale dhe trajtim njerëzor për Dr. Yang, në përputhje me normat ndërkombëtare dhe detyrimet ligjore të Kinës. Të gjithë Australianët duan të shohin Dr Yang të ribashkuar me familjen e tij. Ne nuk do të heqim dorë në mbrojtjen tonë”, tha ministrja e Jashtme e Australisë.
Zyrtarët australianë kanë ngritur më parë shqetësime për trajtimin e tij, por ministria e jashtme e Kinës i ka paralajmëruar ata që të mos ndërhyjnë në këtë rast dhe të respektojnë “sovranitetin gjyqësor” të vendit.
Arrestimi i shkrimtarit kontribuoi në përkeqësimin e lidhjeve midis Kinës dhe Australisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




