Akuzohet për korrupsion, GJKKO lë në burg Safet Gjicin

GJKKO ka konfirmuar masën e sigurisë ‘arrest me burg” për ish-kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, i cili akuzohet për korrupsion.
Ky i fundit u arrestua më 24 qershor me urdhër të SPAK, pas publikimit të videoskandalit ku kryente marrëdhënie seksuale në zyrë.
Po ashtu, GJKKO ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” edhe për Alma Kaçin e cila akuzohet nga SPAK për korrupsion aktiv.
Kujtojmë se Gjici dha dorëheqjen nga detyra si kryebashkiak i Kukësit më 16 qershor, pak orë pasi videoja e tij intime bëri xhiron në rrjetet sociale, por edhe në media.
Pas publikimit të pamjeve, Prokuroria e Posaçme nisi hetimet ndaj ish-kryebashkiakut. SPAK “zbarkoi” në godinën e bashkisë së Kukësit, aty ku oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit morën serverin e kamerave të sigurisë së institucionit, por edhe dhjetëra dokumente.
Përmes kamerave të sigurisë synohet që të arrihet në konkluzione për kohën e saktë kur vajza ka hyrë në mjediset e bashkisë apo me kë ka komunikuar ajo gjatë hyrjes apo edhe gjatë daljes.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




