Akuzohet se pastronte paratë e trafikantëve të drogës, GJKKO lë në arrest shtëpie ish-drejtoreshën e Kadastrës së Durrësit

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-drejtoreshën e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi.
Sipas SPAK , Dashi së bashku me dy vëllezër të dënuar në Belgjikë për trafikim të lëndëve narkotike, dhe persona të tjerë, ka kryer veprime me qëllim pastrimin e të ardhurave të përfituara nga aktiviteti kriminal jashtë vendit nëpërmjet investimit në pasuri të paluajtshme në Shqipëri.
Ajo u arrestua teksa ndodhej në zyrën e saj, në Drejtorinë e Kadastrës në Vorë, ku ushtronte detyrën si specialiste.
Në dhjetor 2021, Rajmonda Dashi u largua vetëm 3 muaj pas emërimit në krye të Kadastrës në Durrës, ndërsa më herët kishte drejtuar Kadastrën në Krujë.
Gjatë vitit 2002 ajo u pezullua nga detyra për shkak të nisjes së një hetimi nga Prokuroria e Tiranës, por zbutja e masës solli rikthimin e saj në detyrë si specialiste në Vorë. Në kuadër të këtij hetimi, me vendim të Gjykatës së Posaçme janë sekuestruar 49 pasuri, ku përfshihen 12 apartamente në Fier, 4 në Tiranë, 3 garazhe Tiranë, 27 llogari bankare, 1 shoqëri tregtare dhe 2 makina.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




