Alarm për dron në aeroportin e Xhenovës, pezullohen fluturimet për dy orë

Botë | 14 minuta më parë

Një alarm për praninë e mundshme të dronëve shkaktoi mbylljen e përkohshme të Aeroportit “Cristoforo Colombo” në Xhenova të Italisë, mbrëmjen e së enjtes, më 19 nëntor.

Në orën 20:10 u vendos ndalimi i fluturimeve në hapësirën ajrore përreth aeroportit, pasi u raportua prania e mundshme e dronëve në lindje dhe në perëndim të pistës.

Si pasojë, një fluturim i kompanisë ITA Airways me destinacion Romën, në aeroportin Fiumicino, mbeti i bllokuar në pistë, pa marrë lejen për ngritje. Pasagjerët u zbritën nga avioni dhe më vonë u rikthyen në bord.

Pas kryerjes së të gjitha kontrolleve dhe marrjes së miratimit nga ENAV, kufizimet u hoqën pak pas orës 22:00. Alarmi rezultoi i pabazuar dhe situata u normalizua pa pasoja të mëtejshme për aeroportin dhe pasagjerët.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme