Alibali: Beqaj po e mbron veten. Hetimet të shkojnë deri në fund!

Politikë | 3 vite më parë

Analisti dhe njëherësh juristi Neritan Alibali ka deklaruar se ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj që akuzohet nga SPAK për aferën e koncesioneve në Shëndetësi theksoi se hetimet duhet të shkojnë deri në fund.

Alibali vuri në dukje se Beqaj po mbron veten ndërkohë që merret në pyetje nga SPAK dhe përpiqet të paraqesë fakte për të rrëzuar dyshimet e arsyeshme të prokurorëve.

Sipas Alibalit, Beqaj ndryshe nga Berisha që ndjek rrugën politike, ish-ministri po ndjek atë juridike.

“Zgjatja 8 orë apo 9 orë nuk do të thotë që SPAK-u i bën presion apo e vë me shpatulla pas muri personin nën hetim, por edhe pala tjetër vetë Beqaj përpiqet të paraqesë faktet për të rrëzuar dyshimin e arsyeshëm që kanë prokurorët.

Në këtë aspekt duhet marrë parasysh edhe fakti që ka shumë presion politik. Si shoqëri ne politizojmë çdo gjë. Ne duhet t’i lëmë kohë SPAK-ut që ta çojë çështjen në gjykatë nëse Ilir Beqaj është i fajshëm apo i pafajshëm.

Ai del para mediave, mbron veten dhe përdor një armë që askush tjetër nuk e ka përdorur përveç Berishës. Berisha e ka pasur në aspektin politik kurse Beqaj po i qëndron fushës juridike dhe e po mbron veten publikisht”, theksoi Alibali.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme