Alibali: Berisha mezi priti të dalë në dritare!

Në emisionin ‘3D’ në RTSH, juristi Neritan Alibali deklaroi se Berisha me daljet në ballkon duke folur para mbështetësve është habitatin e vet. Sipas tij, SPAK-u dhe Berisha ecin në dy korsi të ndryshme.
“SPAK-u po ecën për të provuar ligjërisht akuzat, Berisha në habitetin e vet. Berishës i ka bërë mirë kjo masa që ka marrë gjykata. SPAK-u mund të kërkojë çfarë i do qejfi, por është gjykata ajo që vendos. Berisha e ka dashur këtë konflikt. Një burrë 79 vjeç ka arritur të jetë prezent më shumë se partia në pushtet. Është Berisha pastaj vjen Bardhi, Parlamenti, Basha etj. Berisha lufton për objektivat e vet politik të 2025-ës. SPAK për të provuar akuzat.”, tha Alibali.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




