Alibali: NATO të investojë më mirë për armatim në Shqipëri, se për bazën detare

Presidenti Bajram Begaj konfirmoi, pas takimit me e komandantin e NATO-s, se baza detare e Porto Romanos tashmë është në axhendën e Aleancës, por analisti Neritan Alibali tha se investimi duhet të përqendrohet në fakt në një aspekt tjetër.
Teksa solli në vëmendje përpjekjet e vendeve evropiane për armatosje, Alibali tha në emisionin “3D” në RTSH se tashmë strategjia e re e NATO-s është prodhimi i armëve. Në këto kushte, theksoi ai, do të ishte më mirë investimi në Shqipëri për ngritjen e industrisë së prodhimit të armatimeve, sesa për ndërtimin e një baze detare.
“Pavarësisht se Rusia ka trefishuar prodhimin, eksportimi drejt vendeve të tjera ka rënë me 51%, ndërkohë që Franca, SHBA dhe Gjermania e kanë rritur. Franca me 47%, Gjermania me 14%. Në këtë situatë, duhet të pranojmë faktin se Europa është e vonuar, NATO është e vonuar sepse mesa duket u mendua që konflikti me Rusinë nuk do zgjaste kaq shumë dhe u zbrazën depot e armatimit të Euorpës dhe nuk kishin një strategji të saktë për prodhimin e armatimit. Atë entuziazmin për ndërtimin e Porto Romanos do ta ftoh pak sepse në kushtet e strategjisë së re të NATO-s për prodhimin, i leverdis më mirë të investojë në Shqipëri për ngritjen e industrisë së prodhimit të armatimit sesa për ndërtimi e një baze luftarako-detare”, theksoi ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




