Alibali: Opozita po e fut në kurth maxhorancën. Çipa: Ky, parlamenti tym-e-flakë

Politikë | 3 vite më parë

Tensionet e përsëritura në Kuvendin e Shqipërisë u bënë të hënën shkas që jeta parlamentare të bllokohej sërish, por jo projektbuxheti i qeverisë për vitin 2024, i cili kaloi mes tymueseve të opozitës.

Në panelin e emisionit “3D”, gazetari Alban Dudushi e diskutoi temën me të ftuarit e tij: Arjan Curi, Aleksandër Çipa, Neritan Alibali dhe Zylyftar Bregu.

“Opozita po e tërheq në kurth mazhorancën, sepse duhet ta pranojmë që përgjegjësi për mbarëvajtjen e Parlamentit ka mazhoranca. Përgjegjësi për stabilitetin e Shqipërisë, edhe stabilitetin politik, ka mazhoranca. Përgjegjësi për të pranuar të drejtat e opozitës i ka përsëri ajo. Unë mendoj që në këtë lojë luftërash, opozita po arrin ta tërheqë mazhorancën që duke luftuar opozitën, po bën shkelje të ligjit dhe kushtetutës. Opozita, përveç fjalës dhe të drejtës për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese, me ndihmën e komisioneve hetimore, nuk ka tjetër,” tha z. Alibali.

Kolegu, z. Çipa, shprehu zhgënjim për stadin politik ku gjendet vendi. 

“Kemi të bëjmë me dy momente. E para më rikthen te sarkazma e Nolit në vitet ’20 kur ai e karakterizonte parlamentin e atëhershëm, parlamenti brigje-brigje. Për të perifrazuar atë, ne tani jemi te parlamenti tym-e-flakë. Ky parlament tym-e-flakë është në kontrast të plotë me Shqipërinë jashtë parlamentit. Ky parlament tym-e-flakë është në kontrast të plotë me Shqipërinë jashtë parlamentit. Ai nuk ka qenë në këtë kulturë sjelljeje as në elementet më kruciale të ekzistencës së shtetit shqiptar,” shtoi z. Çipa.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme