Alibali: PD zyrtare kërkon të fitojë mbi Berishën me duart e SPAK

Politikë | 3 vite më parë

Analisti Neritan Alibali tha për “3D” për 30 vjet sistem demokratik apo  tranzicion  në qendër të opinionin politik të shqiptarëve ka qene beteja politike mes PD-së dhe PS.  Ndërsa sot në qendër të vëmendjes të opinionit  publik shqiptar është Berisha dhe SPAK.  Nuk është më as PD-së, apo Rithemelimi apo PS-ja, por Berisha dhe SPAK.

“Sikurse quhet në zhargonin e përditshëm janë 10 karrige bosh, pastaj janë Gazmend Bardhi me mazhorancën socialiste, pastaj nja 20 karrige bosh PD-ja zyrtare dhe partitë e tjera,” tha ai.

Alibali theksoi se nga kjo situatë që është krijuar ndërmjet  Sali Berishës dhe SPAK, PD-ja zyrtare e Lulzim Bashës mund të përfitoi kapital politik.

“PD zyrtare është e vetmja forcë politike që mund të përfitoi politikisht nga arrestimi apo izolimi i Berishës. Unë shumë kohë më parë kam thënë që Lulzim Basha nëse do që të mundi Edi Ramën më parë duhet të mundi Sali Berishën.  Lulzim Basha nuk e mundi dot Berishën edhe pse ishte 8 vjet Kryetar partie ndërsa Berisha për 1 muaj i mori gjithë partinë.  Në këtë aspekt, Basha kërkon të fitoi mbi Berishën me duart e SPAK,” theksoi ndër të tjera Alibali.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme