Alibali: Sa të jetë gjallë, Berisha është kryetar i PD

Politikë | 3 vite më parë

Fakti që deputeti Gazment Bardhi iu bashkua protestës poshtë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha, për analistin Neritan Alibali nuk është një shenjë e shkrirjes së dy grupeve. Në emisionin “3D” nga Alban Dudushi në RTSH Alibali u shpreh se, sipas tij, ajo që po ndodh është një koalicion dhe një koordinim “i mirë” mes dy grupeve.

Ai theksoi se për sa kohë Berisha do të jetë gjallë, do të ketë drejtimin e Rithemelimit.

“Për sa kohë që Sali Berisha do të jetë gjallë, do të jetë kryetari i Rithemelimit. E provoi njëherë me birin e tij shpirtëror dhe përfundoi në këtë situatë. Nuk mund të them që dy grupet tani janë shkrirë që Bardhi shkoi te Berisha. E shoh më shumë si koalicion sesa shkrirje e të dyve. Po ta shohim, Bardhi nuk foli te sheshi para Parlamentit, nuk foli as te rrugica, i vetmi. Unë nuk shoh që do të ketë një shkrirje mes dy grupeve, shoh një koordinim të mirë midis një opozite të fuqishme në parlament dhe Bardhi është lideri i opozitës institucionale në Parlament dhe kemi dhe një lider në protestën në rrugë që është Flamur Noka”, tha Alibali.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme