Ambasadori Hoxha në KS: Njerëzit që shpërfillin hapur Ligjin për të Drejtat e Njeriut nuk kanë vend në KDNJ

Ambasadori i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Ferit Hoxha, ka folur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në lidhje me zgjedhjet për Këshillin e të Drejtave të Njeriut (KDNJ), të cilat do të mbahen nesër në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Ambasadori Hoxha theksoi se, “ata që mendojnë se të drejtat e njeriut kanë një kuptim; ata që festojnë 75-vjetorin e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut si një nga zhvillimet më të rëndësishme në historinë e njerëzimit; të gjithë ata që kujdesen për besueshmërinë e Këshillit të Drejtave të Njeriut dhe punën e saj; ata të gjithë duhet të mendohen dy herë para se të japin votën e tyre nesër”.
Ai gjithashtu nënvizoi se, “njerëzit që shpërfillin hapur Ligjin për të Drejtat e Njeriut dhe Ligjin Humanitar nuk kanë vend në Këshillin e Drejtave të Njeriut”.
Hoxha ka shtuar se “vendimet kanë gjithmonë pasoja dhe asnjëherë nuk është vonë për të marrë vendimet e duhura”.
Kjo thirrje e tij për përgjegjësi dhe veprim të arsyeshëm , një ditë para votimit në OKB, shpreh rëndësinë e procesit të zgjedhjeve për Këshillin e Drejtave të Njeriut.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



