Ambasadori i Britanisë nga Kukësi: Do investojmë 8.4 mln paund në zonë, do frenojë emigrimin e  paligjshëm në Angli

Politikë | 4 vite më parë

Britani e Madhe do të investojë 8.4 milionë paund në Kukës për të nxitur perspektiva të reja në mënyrë që të frenojë emigrimin e paligjshëm të emigrantëve nga Kukësi. Ambasadori i Britanisë së Madhe Alastair King-Smith tha se shqiptarët nuk duhet të gënjehen nga rrjetet sociale dhe të rrezikojnë jetën për të rënë pre e trafikantëve. Ai bëri thirrje që ata të aplikojnë në mënyrë të ligjshme për punë në Angli.

“Jam këtu në Kukës për të nisur me programin “Perspektivat e reja për rajonin e Kukësit.” Kjo është iniciativa jonë më ambicioze në veri të Shqipërisë. Do të garantojë aftësi të reja dhe punësim në këtë rajon. Mesazhi im për të gjithë ata që po mendojnë të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme, prisni, mos shkoni tani dhe mos rrezikoni jetën tuaj. Ajo që ju tregohet në mediat sociale nuk është realiteti. Ju keni dëgjuar kryeministren britanike se Britania po kërkon punëtorë , prandaj qëndroni këtu dhe aplikoni për viza ne mënyrë ligjore. Mos ikni ilegalë. Mesazhi im për prindërit dhe pjesëtarët e familjes është: Kriminelët dhe trafikantët po shfrytëzojnë fëmijët tuaj dhe po i detyrojnë ata t’i hyjnë rrugës se krimit, mos i lini! Ky projekt perspektivat e reja, do te jetë për ju dhe familjet tuaja aftësi dhe mundësi punësimi për të mbështetur Shqipërinë”, tha ambasadori.

Në Kukës ka nisur projekti “Perspektiva të reja për qarkun e Kukësit” me një fond prej 8.4 milionë paund që qeveria britanike do të zbatojë për 3 vite në qark për frenimin e fenomenit të emigrimit të paligjshëm drejt Britanisë së Madhe.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme