Ambasadorja e SHBA Yuri Kim, reagon pas lajmit se Sekretari i Shtetit Pompeo, do të marrë pjesë në Konferencën Ballkanike Antisemitizëm

Politikë | 6 vite më parë

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar, pas lajmit se Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, do të marrë pjesë në Konferencën Ballkanike Antisemitizëm. Ambasadorja Kim shprehet se pret me padurim fjalën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, që pritet të flasë për antisemitizmin. Ajo shton se “Shqipëria ka mbrojtur hebrenjtë si asnjë shtet tjetër në Europë, duke dhënë shembull të mirë”.

“Në pritje të fjalimit kryesor të Sekretarit Mike Pompeo në Forumin Ballkanik Kundër Anti-Semitizmit, që do të organizohet nga Shqipëria më 28 tetor, shtet që mbronte hebrenjtë, kur askush tjetër nuk do të bënte gjatë Luftës së Dytë Botërore e që votoi unanimisht në Parlament sot për të miratuar”, shkruan Kim.

Kujtojmë se me iniciativë të Kryetarit të Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë një Forum Ballkanik për Luftën kundër Antisemitizmit. Forumi do të organizohet nga Parlamenti i Shqipërisë më 28 tetor në partneritet me Lëvizjen Kundër Antisemitizmit (CAM) dhe Agjencinë Hebraike për Izraelin. /rtsh.al

Mike Pompeo në Konferencën Antisemitizëm, Yuri Kim:Mike Pompeo në Konferencën Antisemitizëm, Yuri Kim:


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme