Ambasadorja Yuri Kim: SHBA mbështet progresin e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e BE-së

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka përshëndetur procesin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Përmes një postimi në Twitter, Kim shkruan se shqiptarët meritojnë respekt për kryerjen e reformave të vështira deri tani. Ndërsa thekson se SHBA do të vazhdojë të mbështesë fort përparimin e Shqipërisë për t’u bërë anëtar i BE-së.
“Kënaqësi të shoh Shqipërinë të ecë përpara në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Shqiptarët dhe qeveria e Shqipërisë meritojnë respekt për kryerjen e ndryshimeve të vështira deri tani.
SHBA do të vazhdojë të mbështesë fort përparimin e Shqipërisë për t’u bërë shtet anëtar i BE, përfshirë përpjekjet për të zbatuar reformat e nevojshme,” shkruan ambasadorja Yuri Kim.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




