Ancelottit para El Clasico, ja çfarë tha

Në prag të El Clasico në Spanjë: nesër në stadiumin ‘Santiago Bernabeu’ Real Madrid dhe Barcelona do të përballen në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Copa del Rey. Një takim i pritur me padurim, siç thuhet nga trajneri, Carlo Ancelotti, në një konferencë për shtyp: “E rëndësishme është të kemi personalitet dhe guxim për të luajtur një ndeshje të madhe. Jemi entuziastë për të luajtur këtë ndeshje – vazhdon trajneri italian – sepse është një nga më të bukurat, ne jemi Pranë një finale dhe duhet ta shijojmë momentin. Kundër Barçës, në Superkupë, na mungoi angazhimi dhe forca, pastaj bëmë gabime individuale që nuk do t’i përsërisim, nuk është vendimtare, por duhet të përfitojmë nga kjo, nuk do të jetë një revansh”.
“Deri më tani në krahasim me vitin e kaluar kemi dy pikë më pak në ligë, por nuk kishim arritur në gjysmëfinale të Kupës dhe kishim humbur ndeshjen e parë të fazës eliminatore të Champions League. Jemi aty ku e meritojmë. Dhe tani vjen pjesa më e mirë, momenti i rëndësishëm i sezonit. Mendoj se mund të fitojmë ende, por unë nuk jam magjistar”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




